“Daily Mail” zbulon formacionin që ëndërron United për sezonin e ardhshëm
Në kushtet aktuale, kur futbolli është paralizuar për shkak të krizës së koronavirusit, është e paimagjinueshme të mendosh për transferime me shifra marramendëse. Manchester United gjithsesi ka nisur që të mendojë për skuadrën që do të formojë për sezonin e ardhshëm.
“Djajtë e Kuq” i bënë nisjen më të keqe kampionatit në 30 vitet e fundit, por para pezullimit të Premier League-s, si pasojë e pandemisë së COVID-19, pati një lloj ringjalljeje të ekipit të Ole Gunnar Solskjaer, që në nëntë javët e mbetura duhet të rikuperojë vetëm tri pikë ndaj Chelsea-t për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e United janë të gatshëm që të bëjnë disa goditje të mëdha në merkato, për ta çuar skuadrën në një nivel tjetër.
Harry Kane, Jadon Sancho, Saul Niguez, Koulibaly, Grealish… janë disa nga emrat e përfolur si objektiva të “Djajve të Kuq”. Cili do të ishte formacioni i ëndrrave, nëse United do të arrijë të marrë lojtarët që dëshiron gjatë merkatos së verës?
Në portë, pavarësisht disa gabimeve foshnjarake gjatë sezonit të fundit, David De Gea duket i sigurt. Verën e kaluar United afroi Aaron Wan-Bissaka nga Crystal Palace për të zgjidhur problemet e tyre në krahun e djathtë. Edhe blerja e Harry Maguire për 80 milionë paundë i dha më shumë siguri prapavijës, ku gjithsesi kërkohet një tjetër qendërmbrojtës i fortë.
Opsioni më i mirë është Kalidou Koulibaly i Napoli, i cili, pas 6 vitesh te Napoli, është gati t’i bashkohet një skuadre të madhe. Në të krahun e majtë pritet të marrë pozicionin e tij Luke Shaw.
“Ylli” i Aston Villas, Jack Grealish, është shfaqur si një objektiv i madh norvegjezin Solskjaer, i cili thuhet se udhëzuar shefin ekzekutiv, Ed Woodëard, të nisë bisedimet për të, duke supozuar se mund të rreshtohet përkrah Pogbasë në mesfushë, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm të francezit. Për sulmin objektivi i madh është Harry Kane, i cili do të luante përkrah Marcus Rashfrod, në rreshtimin 3-5-3-2.