Daja: Akuzat e Laçit? Pema me kokrra gjuhet me gurë, të luajmë si në Kupë!
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka dalë sot para mediave duke folur për duelin me Laçin, teksa nuk la pa komentuar edhe akuzat e këtyre të fundit për tolerime nga kundërshtarët.
“Pavarësisht se është transfertë e vështirë, fushë e nxehtë brenda rregullave, ka dyluftime të forta. Duhet të luajmë si në Kupë, kur drejtuam lojën. Do jetë e vetmja mënyrë për të shkuar të fitorja, pa humbur ekuilibrat në lojë. Nëse do flasim për të njëjtën mënyrë loje, do të thotë të jemi grup në të dy fazat e lojës.
Asnjë fitore me Laçin? Ashtu siç kemi pasur ne vështirësi, ashtu ka pasur edhe Laçi vështirësi me ne. Kanë fituar vetëm një ndeshje më 30 dhjetor, kur nuk është luajtur asnjëherë në kampionat. Do të thoja që janë dy ekipe që kanë mundësi të fitojnë dhe kemi humbur vetëm një herë, pavarësisht se loja ka qenë me episode dhe mund të fitonim edhe ne. Përveç ndeshjes së fundit që të gjithë e panë se çfarë u bë.
Finale? Kemi biseduar me ekipin dhe kemi thënë se tre fazat e para kanë qenë një maratonë për ne, për shkak edhe të ngjeshjes së ndeshjeve. Fazën e fundit e kemi cilësuar një vrapim me stafeta. Kemi hequr dy nga stafetat dhe shkojmë në Laç për tre pikët. Do jetë e vështirë dhe duhet të djersihem shumë për to. Objektivi ynë i vetëm është marrja e fitores.
Akuzat e Laçit? Nuk kam pse të fokusohem tek deklaratat. I kam kërkuar ekipit të përqendrohet vetëm te puna jonë dhe jo te ato që thuhen për ne. Natyrshëm kemi qenë nga fillimi lart dhe asnjë nuk është marrë. Pas ndeshjes me Kukësin kam dëgjuar edhe unë, pasi e thashë nuk jam i interesuar çfarë mendojnë të tjerët. Gjithsesi pema me kokrra gjuhet me gurë. Besoj që ne duhet të anashkalojmë çdo deklaratë, por meqë kanë dalë pas ndeshjes me Kukësin, duhet të kujtojmë që të gjitha i kemi fituar me ta. E kemi bërë edhe me gola. Nuk duhet të shpërqendrohemi, por ta kemi mendjen te ndeshja e radhës.
Humbja e mundshme në Laç? Futbolli i pranon të tria rezultatet, por nuk shkojmë me idenë se do të humbim në Laç. Do tentojmë tre pikët atje. Është ndeshja a radhës, që duhet fituar. Ka edhe disa javë, por duhet të gjejmë forca dhe mos ta çojmë në mend humbjen, pavarësisht se dihet që është ndeshje e vështirë”, deklaroi Daja.
KOHA JONË SONDAZH

