Daja: Derbi të jep bonus psikologjik, presioni është te Tirana!
Partizani do të ketë një duel shumë të rëndësishëm për titullin kampion, në derbin e katërt sezonal ndaj Tiranës. Trajneri Ilir Daja uli presionin te skuadra e tij duke theksuar se bardheblutë kanë më shumë presion për ta fituar këtë sfidë.
“Kemi humbur dy pikë në Korçë, por e pamë të gjithë që loja ishte në gjysmëfushën kundërshtare. Futbolli i ka këto dhe nuk ka ndonjë ndikim të madh. Edhe nëse fitonim nuk do kishte ndonjë shkëputje në krye. Edhe nëse do kishim një rezultat negativ, derbi është ndeshja më e rëndësishmja e kampionatit. Kemi në anën tonë lojën dhe do vazhdojmë kështu edhe ndeshjet e fundit.
Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri-tjetrierin, në këto momente që jemi, pritshmëritë do jenë të mëdha. Rivaliteti është maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përmallje direkte, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë. Të menaxhojmë motivimin, që të mos ndikojë në lojë. Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh fitorja në derbi. Nëse shikojmë përballjet, edhe të tjerët kanë përballje direkte. Besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm 3 pikët në derbi, por çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk na interesojnë më kundërshtarët.
Tirana është ekipi kampion në fuqi dhe kanë startuar si pretendentë dhe pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Ne me problemet që kemi pasur, gjatë gjithë kohës kërkonim të merrnim maksimumin. Kemi ndryshuar kahet. Nuk mendoj se presioni më i madh është te ne, derbi ka presionin e tij. Trajnerët e kanë më të lehtë motivimin, por duhet menaxhim më i mirë. Në këtë prizëm kemi punuar me lojtarët. Në derbi janë në maksimumin e motivimit lojtarët”, tha Daja.
KOHA JONË SONDAZH

