Daja izolon ekipin prej spiunëve, dëmtimi i Xhejmsit mund të sjellë debutimin e Soue

Skënderbeu vijon për gatitjet për ndeshjen e parë ndaj Dinamos së Zagrebit, e cila do të luhet në transfertë në stadiumin “Maksimir” të kryeqytetit kroat. Seancat duket se po ecin mirë për trajnerin Ilir Daja, i cili është i fokusuar vetëm te kjo sfidë. Duke parë rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje, por edhe faktin se zyrtarët e Dinamo Zagreb mund të çojnë spiunë në kampin korçar, Daja ka filluar menjëherë të marrë masat e nevojshme për të mos zbuluar asgjë në këto ditë përgatitjesh.

Për këtë arsye, që prej së hënës e deri më sot, trajneri bardhekuq është munduar të fshehë gjithçka, duke bërë lëmsh ekipin, në mënyrë që askush të mos marrë vesh asgjë nga lëvizjet e teknikut kryeqytetas. Mirëpo, masat e marra nga trajneri i Skënderbeut nuk kanë mbetur vetëm këtu, pasi kanë shkuar edhe më tej. Deri të dielën, ekipi do të stërvitet tek aneksi i ri i kompleksit sportiv të stadiumit, duke qenë i hapur për tifozët.

Por, prej së dielës e tutje, për dy ditë me radhë, Skënderbeu do t’i zhvendosë përgatitjet në fushën e stadiumit, atje ku dyert do të jenë të mbyllura. Një tjetër masë kjo e marrë dhe e kërkuar nga vetë Ilir Daja, me qëllim që të evitojë çdo hyrje nga ana e vëzhguesve të ekipit kroat, të cilët pritet të vijnë në Korçë për të vëzhguar ekipin në stërvitje. Këto janë masat që ka kërkuar trajneri kryeqytetas i Skënderbeut për këtë takim, të cilat e izolojnë krejtësisht ekipin katër ditë para ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

SOUE NË FORMACION?

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se Skënderbeu po mundohet të mbajë gjithçka “top sekret” për sa i përket formacionit, ajo që vlen të theksohet, është se trajneri i Skënderbeut gradualisht po projekton edhe titullarët për këtë takim. Dilema e vetme është në majë të sulmit. Dëmtimi i Xhejmsit, ndonëse është bashkuar me ekipin, vijon të mbetet një rrezik më vete për Skënderbeun.

Në një situatë të tillë, kur muskujt e barkut janë një dëmtim që sjellin shqetësim të vazhdueshëm për Xhejmsin, por edhe për shkak të paraqitjeve shumë të mira që ka treguar Soue, mund ta shtyjnë trajnerin Daja të zgjedhë pikërisht italo-gambianin si sulmuesin kryesor të ekipit. Një gjë të tillë, Daja pritet ta vendosë në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?