FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daja: S’mund të ndryshojmë formacionin për Hasanin!

Partizani në javën e 28-të, do të ketë një duel të vështirë ndaj Kastriotit. Trajneri Ilir Daja, në konferencën për shtyp apeloi për kujdes maksimal ndaj krutanëve, duke e vlerësuar një kundërshtar të rrezikshëm.

“Mala është gati për këtë ndeshje. Shpresoj të mos ketë gjë në seancën e sotme stërvitore. Kundër Kastrioti do ta kemi gjithë grupin në dispozicion. Rastet e humbura? Me Bylisin kemi qenë në lartësinë e duhur në të gjithë komponentët. E dukshme në raport me ndeshjet e tjera ka qenë se ekipi ka bashkëpunuar në grup, lojtarët ishin altruistë për njëri-tjetrin.

Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë që kanë të gjithë lojtarët për të marrë rezultatin. Mendoj që një tjetër gjë pozitive ishte fakti se shënuan të tre sulmuesit titullarë. Të njëjtën frymë dhe mënyrë loje duhet të kemi edhe nesër ndaj Kastriotit, për të shkuar te fitorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi dy fitore dhe një humbje në këtë kampionat me Kastriotin. Ndeshjet nuk janë të lehta. Po shikoja golat e shënuar dhe të pësuar. Kastrioti ka gola më pak të shënuar se të tjerët në pesëshen e dytë të klasifikimit. Ne duhet të mos e ulim dozën e motivimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në disa përballje me ekipe edhe më poshtë se Kastrioti kemi pasur probleme. Pra, nuk  ka ndeshje të lehta. Do të jetë e vështirë nesër, pasi edhe krutanët duan pikë, që të sigurojnë mesin e artë në fund të kampionatit. Ne duhet ta drejtojmë lojën, t’i imponohemi kundërshtarit dhe të bëjmë as më shumë e as më pak se kundër Bylisit.

Ferhan Hasani? Një nga parimet e stërvitshmërisë është vazhdimësia. Patjetër që Hasani është vlerë në ekipin tonë, por do të luajë titullar kur të mendojmë se fizikisht ka mundësinë të përballojë më shumë se 2/3-at e një ndeshjeje. Për momentin besoj se nuk e bën këtë. Nuk na lejohet asnjë hap fals, qoftë edhe duke provuar të ndryshojmë formacionin për Hasanin. Mendoj se do të kontribuojë për aq minuta sa e ka gjendjen fizike në momentin që flasim”, deklaroi Hasani.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?