Daku: Ende nuk jam në formën që dua, pres një sezon të madh. Në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar

Shqiptari dhe ylli i kombëtares, Mirlind Daku ishte protagonist me Rubin Kazan dje, në ndeshjen ndaj Parit, takimi i parë i kampionatit rus. Sulmuesi kuqezi realizoi gol, ndërsa dhuroi edhe një asist.

“Kam disa cilësi: lojën një kundër një, driblimim, duelet fizike. Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes lojërave. Minutat e para janë shumë të rëndësishme në futboll.

Në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar. Por ndeshja e sotme (djeshme) tregoi karakterin e ekipit tonë. E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Është mirë që të gjithë së bashku treguam karakter”, tha për ”Match TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?