Daku humbet penallti në Rusi, skuadra e tij mundet thellë

Një mbrëmje për t’u harruar për Rubin Kazanin dhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare Mirlind Daku, që nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshjen e kampionatit rus kundër Baltikës. Skuadra e tij u mund në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3, duke zhgënjyer para tifozëve të vet.

Daku ishte protagonist negativ në pjesën e parë, kur fitoi vetë një penallti, por nuk arriti ta shndërrojë në gol. Goditja e tij u prit nga portieri Borisko, që u shndërrua në heroin e momentit për miqtë.

Megjithatë, ky episod nuk e zbeh formën e mirë të sulmuesit shqiptar në këtë sezon. Deri tani, Daku ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje, duke qenë një nga pikat më të forta të Rubinit në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?