Daku në super formë, shënon dhe jep asist në Rusi (VIDEO)
Mirlind Daku rigjen formën më të mirë në Rusi, teksa i kanë mjaftuar vetëm 35 minuta për të dhënë një asist dhe shënuar një gol në ndeshjen që Rubin Kazan po zhvillon në shtëpi përballë Akhmat Groznyt.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit, teksa në minutën e 12-të, shërbeu për Randjelovic në qendër të zonës.
Në të 35-ën Daku ia doli të shënojë vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal. Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë.
Kjo është faza e dytë e kampionatit rus, e cila për shkak të temperaturave, ka rinisur vetëm më 2 mars.