Daku përkrah Messit dhe Ronaldos, në listën e lojtarëve më dembelë

Një raport i fundit nga CIES Football Observatory ka hapur diskutime të forta në botën e futbollit, duke analizuar sjelljen e lojtarëve në fazën pa top në kampionatet kryesore europiane. Studimi përfshin vetëm futbollistët me mbi 1000 minuta aktivizim dhe mat nivelin e lëvizjes kur skuadra e tyre nuk është në zotërim të topit.

Në krye të kësaj renditjeje që ka befasuar opinionin sportiv qëndron Lionel Messi. Ylli argjentinas rezulton lojtari që vrapon më pak në fazën mbrojtëse, një statistikë që lidhet jo vetëm me stilin e tij unik të lojës, por edhe me menaxhimin fizik në një fazë të avancuar të karrierës.

Pas tij renditen Artem Dzyuba dhe Cristiano Ronaldo, dy emra të tjerë me eksperiencë të gjatë në nivelet më të larta. Për ta, ekspertët theksojnë se ekonomizimi i energjisë është një strategji e qëllimshme, duke ruajtur freskinë për momentet vendimtare në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ajo që ka shkaktuar më shumë habi është prania në këtë listë e lojtarëve në kulmin e karrierës. Në vendin e pestë shfaqet Kylian Mbappé, një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, ndërsa menjëherë pas tij vjen Mirlind Daku.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?