Dalin në shitje biletat e ndeshjes Francë-Shqipëri
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Francë-Shqipëri, përballje e cila do të zhvillohet në datën 7 shtator 2019 ora 20:45.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Stade de France”, adresa 93200 Saint-Denis, Francë. Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org ose pranë dyqanit zyrtar të FSHF, rruga “ Themistokli Germenji”. Çmimi i biletës është 2500 lekë.

KOHA JONË SONDAZH

