FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dalot: Duhet të ulim kokën dhe të punojmë, me Atalantën nevojitet ndeshje perfekte!

Photo LaPresse - Spada May 16 , 2021 Milan Italy Soccer A.C. Milan- Season 2020-2021 - Serie A Milan vs Cagliari In the pic Diogo Dalot PUBLICATIONxNOTxINxITAxFRAxCHN Copyright: xSpada/LaPressex

Milani humbi një shans të artë për t’u rikthyer në Champions League. Kuqezinjtë e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen e luajtur në “San Siro” ndaj Cagliarit. Tani duhet të fitojnë në sfidën e fundit kundër Atalantës për t’u kualifikuar. Anësori i djathtë i “Djallit”, Diogo Dalot nuk fshihet dhe thekson se Milani zhvilloi një ndeshje të dobët ndaj skuadrës sarde.

“Luajtëm keq, nuk jemi aspak të lumtur për ndeshjen që zhvilluam. Tani duhet të ulim kokën, kemi një javë kohë për të kuptuar se çfarë na mungoi ndaj Cagliarit. Në këto momente kemi nevojë për qetësi dhe pjekuri.

Duhet të punojmë fort për të fituar finalen e së dielës. Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte. Një sfidë që sjell kualifikimin në Champions League. Ajo që duhet të bëjmë ne është të ulim kokën, të punojmë fort gjatë javës dhe të përgatitemi sa më mirë“, tha Dalot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?