Daniel Godelli: Jam i pastër, afati i testit anti-doping kishte kaluar

I shokuar, i tronditur, nuk kishte si të ishte ndryshe sot Daniel Godelli, madje ai ka qenë në ankth gjatë 24 orëve të fundit, kur nisi të flitej se ashtu si Romela Begaj, dhe Hysen Pulaku,kishte rezultuar pozitiv në testin antidoping. Ndryshe nga Begaj e Pulaku, që u kthyen me medalje, por rezultuan më pas në testin e parë me doping, suksesi i Godellit ishte edhe më i madh, pasi fitoi medalje ari në dy-garësh, si dhe medalje ari në shkëputje e argjendi në shtytje. E përkthyer ndryshe, Godelli arriti rezultatin më të mirë në historinë e sportit tonë, në garat ndërkombëtare. Por  lajmet kishin filluar të qarkullonin në lidhje me rezultimin e tij pozitiv në testin e anti-doping. Pak minuta para publikimit të këtij lajmi, në  faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes  reagoi Daniel Godelli, i cili thotë se është i bindur në pastërtinë e tij. 22-vjeçari nga Peqini u shpreh se u informua për këtë lajm, nëpërmjet mediave, ndërkohë që pak minuta më vonë, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes zyrtarizoi gjithçka, duke konfirmuar se Daniel Godelli rezulton pozitiv me stanozolol.  Peshëngritësi shqiptar, pasi u njoh lajmin, u shpreh se deri në atë moment nuk kishte marrë asnjë informacion nga Federata e Peshnëgritjes për këtë çështje, madje theksoi se afati zyrtar për daljen e analizave ishte data 6 Dhjetor, ose 21 ditë pas përfundimit të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes, që u zhvillua në Altay të Kazakistanit, duke shprehur edhe dyshimet se përse ky afat nuk u respektua .Brenda këtij muaji priten rezultatet B, si për Godellin, ashtu edhe për dy sportistët e tjerë, të cilët nëse rezultojnë sërish pozitivë, jo vetëm nuk do të gëzojnë medaljet, por rrezikojnë të përjashtohen përjetësisht nga sporti. Rrezikon përjashtimin dhe një gjobë edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes, nga dy vjet deri në pesë vjet.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?