FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biasi aplikon skemat taktike anti-Izrael, ka dyshim për sulmin

Stërvitja e pasdites e kuqezinjve këtë të enjte u përqëndrua kryesisht te rreshtimi taktik që Shqipëria do të ketë në ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusi 2018” kundër Izraelit.

Pas minutave të para që ishin kryesisht shkrydhëse dhe që zgjatën shumë pak krahasuar me ditët e kaluara, trajneri De Biasi u përqëndrua te mënyra se si do të luajë në ndeshjen e së dielës duke treguar se dyshimet më të mëdha i ka në fazën e sulmit.

Për këtë arsye italiani zhvilloi një ndeshje brenda grupit, ku në njërin krahë rreshtoi atë që duhet të jetë formacioni titullar, me Strakoshën në portë, në mbrojtje Hysaj, Mavraj, Djimshiti, Aliji në mesfushë pak më i tërhequr Kukeli me Abrashin dhe Memushajn në qendër, ndërsa Hyka e Roshi të hapur nga krahët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulm ndërkohë në pjesën e parë të lojës stërvitore u aktivizua Cikalleshi, ndërsa në të dytën Sadiku. Lëvizje këto që tregojnë deri diku se trajneri ka ende dyshime sa i përket lojtarit që do të luajë titullar në këtë repart ndaj Izraelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas përfundimit të seancës stërvitore, Kaçe, Cikalleshi dhe Sadiku zhvilluan një stërvitje specifike për goditje nga jashtë zone duke qenë se të 3 janë futbollistë që kanë një goditje të fortë dhe e njohin mjaft mirë portën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?