De Biasi i thotë “Jo” Shqipërisë për ripërtëritje kontrate

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në ato që tha Gianni De Biasi, ishte për çështjen e rinovimit me Shqipërinë.

Ai u pyet nëse e mendon rinovimin e kontratës me Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të këtyre eliminatoreve dhe përgjigja ishte e shkurtër: “Jo”.

Megjithatë nuk është e qartë nëse me këtë përgjigje De Biasi ka dashur të thotë që është i përqendruar te ndeshja e radhës me Izraelit dhe jo te kontrata, apo nëse pas përfundimit të saj ai nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja me Izraelin, e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 minuta, për De Biasin është shumë e rëndësishme, i cili u shpreh se “do të futemi në fushën e lojës për ta fituar atë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Varet nga dëshira, nga kujdesi, nga mundësitë nga mentaliteti, nga interpretimi i lojës, janë disa mënyrë që të bëjnë të fitosh një ndeshje. Çdo ndeshje është e hapur dhe mundësitë ekzistojnë për ta fituar atë”, tha De Biasi.

“Nuk kam thënë që do ta fitojmë ndeshjen. Por, që do të luajmë për të fituar, ashtu si tentuam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm. Nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu. Jeni të kënaqur?! Vendi i tretë? Ka pasur shumë raste që Shqipëria është klasifikuar e katërta dhe e pesta. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Por, ndryshe nga ajo që them në konferencë, më rëndësi ka atmosfera e asaj që skuadra do të tregojë në fushë”, shtoi ai.

“Të gjitha ndeshjet mund ti fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari. Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin”.

“Mënyra e lojës? Ju flisni për numra dhe për skema, por më e rëndësishmja është çfarë interpretojnë lojtarët dhe si e interpretojnë, në mënyrë kolektive apo individuale. Në jetë nëse do të arrish diku, duhet të japësh më të mirën dhe të jesh mbi kundërshtarin. Ajo që kërkoj është një përgjigje, që Shqipëria të luajë si skuadra e dy vjetëve të fundit, duke vendosur në vështirësi ekipe më të mëdha dhe më cilësore”, theksoi mes tjerash De Biasi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?