FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biazi pranë lamtumirës nga Kombëtarja në qershor, kontakte me dy klube kineze

Aventura e Giani De Biazit në drejtimin e Shqipërisë po vjen drejt fundit dhe nuk do të presë mbylljen e kontratës mes palëve kur përfundon edicioni i kualifikuesve të Botërorit 2018.

Sipas faqes së internetit të gazetarit italian të njohur për lajmet e merkatos, Alfredo Pedulla, De Biazi do të largohet që në javët e ardhshme nga drejtimi i Shqipërisë. Sipas saj, ai ka disa mundësi të ndryshme punësimi në klube të njohura në Europë.

Por njëkohësisht, tekniku i kuqezinjve ka tundim edhe nga dy oferta kineze që janë shfaqur gjatë ditëve të fundit. I njëjti burim sqaron se më shumë do të mësohet në mesin e muajit qershor, pasi trajneri të jetë shkëputur përfundimisht nga drejtimi i kombëtares./panoramasport

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?