De Biazi: Të provojmë veten me Francën e Italinë

Pas një tetori të vështirë për kombëtaren, për shkak të ngjarjeve në Beograd, trajneri italian si fillim gjeti rastin të falenderoj tifozët kuqezi për suportin, por shprehu dhe mbështetjen për portierin Alban Hoxha, që po kalon një moment të vështirë në jetën e tij personale:

Këto dy sfida vijnë në një moment të vecantë, pas incidenteve në Beograd dhe tashmë duhet t’i rikthehemi normalitetit.

Tifozët na kanë mbështetur së tepërmi në gjithë këtë periudhë, duke organizuar dhe protestaq në mbarë Europën.

Swiss Digital Desktop Reklama

I falenderoj që na kanë qëndruar pranë dhe që kanë shprehur dashurinë e tyre për ngjyrat tona, ngjyrat kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu gjej rastin të shpreh mbështetjen time por portierin tonë Alban Hoxha, që po kalon një moment të vështirë në jetën e tij private.

Uroj që bashkëshortja e tij ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë dhe Albani të rikthehet sa më shpejt pranë nesh”.

Sa i përket listës, në 27 emrat e përzgjedhur nga De Biazi spikasin mbi të gjitha 2, ai i Arlind Ajetit i grumbulluar për herë të parë në përfaqësuese, por dhe ai i mesfushorit të Tiranës, Erando Karabeci.

Arlind Ajeti është lojtar i ri, me perspektivë, e kemi grumbulluar dhe të shikojmë nëse do të na ndihmojë por baza mbetet formacioni me Portugalinë”, tha De Biazi.

Por cilat janë synimet e Shqipërisë në këto dy përballje, objektivat në eliminatore pas tre ndeshjeve të para dhe pse Shkëlzen Gashi nuk është aktivizuar ende titulluar nga trajneri, ishin disa prej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, të cilat de Biasi i sqaroi me qetësi dhe duke shpalosur argumentat e tij:

Të jemi realist, nuk jemi në lartësinë e kombëtareve të tjera të grupit dhe nuk jemi as favoritë për t’u kualifikuar  por po bëjmë një punë mjaft të mirë  dhe kemi një grup të rinj lojtarësh.

Këtë do të përpiqemi ta tregojmë dhe në dy miqësoret e radhës. Me Italinë është një ndeshje e rëndësishmë, do të synojmë të mos pësojmë shumë gola por nuk do të jetë e lehtë.

Gjithashtu mendoj se do të jetë e vështirë të bëjmë surprizën me Francën, pasi është një nga ekipet më të forta në Europë, kanë lojtarë të jashtëzakonshëm.

Gjithsesi ju garantoj se ne do të japim më të mirën tonë. Pse nuk po gjen hapësira Gashi? Me skemën aktuale luajmë me 1 sulmues, por kjo nuk do të thotë se nuk do të aktivizohet. Në të ardhmen jam i sigurtë se do të gjejë më shumë hapësira”.

De Biazi foli gjithashtu dhe për një cështje të nxehtë të ditëve të fundit, atë të Dionis Avdiajt, duke pranuar se ka patur kontakte me babain e futbollistit:

“Të henën bisedova me babain e tij, do të flas gjithashtu dhe me Di Matteon për situatën e futbollistit te Schalke. Nëse Avdiaj do të luajë për ekipin e parë të Schalkes nuk do të ketë asnjë problem për t’u grumbulluar në kombëtare”

Në fund dhe sqarimi i De Biazit lidhur me dënimin e Uefa-s dhe atë se cfarë ndodhi në Beograd më 14 tetor:

“FSHF do të apelojë vendimin e Disiplinorit, jam optimist se drejtësia do të vihet në vend. Në Beograd nuk ishte e mundur të rikthehehsim në fushë, nuk është e vërtetë që kemi refuzuar të luanim sërish, por  në atë situatë ku hidheshin sende, tifozët hynë në fushë ishte gjithsesi e pamundur të luhej”.

Kombëtarja shqiptare sfidën e parë do ta ketë me Francën në Rennes me 14 nëntort, ndërsa 4 ditë më pas do të luajë në Gjenovë ndaj Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?