De Bruyne bën gati “divorcin” e mundshëm që merkaton e këtij janari
“Jam te Napoli, dua të zbuloj kufijtë e mi”, deklaratat qetësuese të Kevin De Bruyne konfirmojnë lidhjen e fortë të mesfushorit belg me klubin, por nuk i largojnë plotësisht dyshimet për të ardhmen e tij me fanellën blu.
Sipas “Il Mattino”, çështja kryesore mbetet qëndrueshmëria financiare e operacionit. De Bruyne ka një kontratë shumë të lartë, me pagë rreth 11.2 milionë euro deri në vitin 2027, ndërsa kohët e rikuperimit pas kontrollit të fundit mjekësor mbeten ende të paqarta.
Kjo situatë po kushtëzon ndjeshëm strategjinë e drejtorit sportiv Manna, pasi pesha ekonomike e KDB-së kufizon burimet për afrime të tjera në merkato. Napoli është i detyruar të reflektojë me kujdes, duke lënë të hapur çdo skenar në orët e fundit të tregut të transferimeve.
KOHA JONË SONDAZH

