De Ligt: Italinë ta shohim edhe me skuadrat e forta!
Holanda e drejtuar nga Frank de Boer u kualifikua si e para e Grupit C në “Euro 2020”. Në ndeshjen e tretë “Portokallinjtë” mposhtën 3-0 Maqedoninë e Veriut, sfidë në të cilën ishte protagonist në fushë mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt. 21-vjeçari rivalizoi Italinë, duke thënë se “duhet parë me ekipet e mëdha”.
“I fituam të tria ndeshjet dhe kjo është më e rëndësishmja, sikurse është e rëndësishme të mësoj ndeshje pas ndeshjeje. Tani do të shohim ndeshjet e tjera dhe presim të mësojmë kundërshtarin në fazën e 1/8-ve.
E kam ndjekur me shumë vëmendje Italinë. Kanë luajtur të gjithë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kanë një stil që nuk është italian, sulmojnë shumë. Kanë luajtur me skuadra të mira, por jo me ato më të fortat, si Franca.
Kur Van Basten flet, unë e dëgjoj. Ka qenë një lojtar shumë i zoti, trajner i Ajaxit dhe Holandës, ndaj nuk më mbetet tjetër veçse ta dëgjoj. Nëse i sheh ndeshjet që luhen në Itali, kupton aplikohet mbulimi zonal. Kjo mund të jetë diçka e mundur, por trajneri më ka këshilluar të bëj mbulim një për një, për të qenë tre kundër dy, pra është superioritet numerik kur luajmë në mbrojtje”, deklaroi De Ligt.