FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Ligt: Juven e zgjodha me matematikë, Buffon mund të ishte baba im …

Juventus goalkeeper Gianluigi Buffon (77) hugs Juventus defender Matthijs De Ligt (4) after the Serie A football match n.6 JUVENTUS - SPAL on September 28, 2019 at the Allianz Stadium in Turin, Piedmont, Italy. Final result: Juventus-Spal 2-0. (Photo by Matteo Bottanelli/NurPhoto)

De Ligt është një titullar i pazëvendësueshëm tek Juventusi. Në një intervistë për “Telegraph”, mbrojtësi i ri holandez foli për zgjedhjen e tij për t’u bashkuar me bardhezinjtë ndërkohë që dha një koment edhe për Buffon.

“Bëra llogaritë matematike, si në shkollë, vura në peshore argumentet pro dhe kundër, në fund zgjodha Juventusin. Në çdo ndeshje duhet të provoj se jam në lartësinë e detyrës. Nëse mund të mbrosh në Itali, mund ta bësh kudo. Unë jam aty ku dua të jem, ku mund të mësoj më shumë. Ka lojtarë me përvojë si Chiellini dhe Bonucci apo si Buffon dhe Ronaldo. Shikoj se çfarë bën Cristiano, si qëndron në formë. I kërkoj këshilla.

Buffon? Mund ishte babai im. Është paksa për të qeshur, sepse mënyra se si ai sillet nuk është e dikujt që ka dyfishin e moshës sime. Nëse ai ende luan, është prej forcës së tij. Ai ka kokën e një 29-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramsey? Ndoshta e kam ndihmuar unë më shumë sesa ai mua. Kam mësuar italisht para tij. Ne ndihmuam njëri-tjetrin”, deklaroi De Ligt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?