De Rossi: Bisedova me Buffonin pas finales, ja çfarë më tha

Daniele De Rossi mendon që Gianluigi Buffon e meritoi të fitojë Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Romës ka theksuar që ka folur me Buffonin pas finales.

“Bisedova me Buffonin. Ata janë ende shumë të mërzitur për finalen e Ligës së Kampionëve. Ai e meritoi ta fitojë atë dhe Topin e Artë”, deklaroi Rossi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tifo kundër Juves? E vërteta është se Juventus ka krijuar më shumë tension mes tifozëve se sa klubet tjera italiane. Kur isha i vogël, shkova ta shikoja finalen Ajax-Juventus në Romë dhe bëra tifo për Ajaxin. Por megjithatë, Buffoni e meritoi trofeun”, shtoi De Rossi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?