Debutoi ndaj Shqipërisë, Dejan Stankovic: Djali im është më i fortë se unë!

Talenti serb Aleks Stanković po përshkon me shpejtësi rrugën drejt majës. Pas debutimit në Champions League me Club Brugge, 18-vjeçari ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e tij: thirrjen dhe debutimin me Kombëtaren e Serbisë.

Një arritje që ka emocionuar veçanërisht babain e tij, ish-yllin e futbollit serb dhe trajnerin e njohur Dejan Stanković, i cili në një intervistë është shprehur me krenari dhe ndjenjë të thellë për suksesin e djalit të tij: “Nuk e di çfarë mund t’i kisha thënë, pasi është më i mirë se unë në moshën e tij. Nuk jam i sigurt nëse isha më nervoz tani për ndeshjen e tij apo kur unë vetë luaja,” tha Dejan me buzëqeshje.

Stanković kujtoi edhe ndeshjet e tij me fanellën e Serbisë, duke e krahasuar ndjesinë e djalit të tij me përjetimet e veta nga koha kur luante: “Më kujtohet viti 1999 dhe ndeshja kundër Kroacisë, ishte shumë e rëndësishme për një milion arsye. Por kjo është historia e Aleksit, dhe jam i lumtur që po shkruan rrugën e tij.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Dejan Stanković, që ka përfaqësuar Serbinë dhe ka fituar gjithçka me Interin, momenti i debutimit të djalit është një tjetër trofe emocional:  “Të them që jam krenar është pak. Ai po jeton ëndrrën e tij dhe unë jam thjesht i lumtur ta shoh duke e realizuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?