Dedikimi emocionues i tifozëve të Mallorcas për “Piratin” Vedat Muriqi bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Dje ishte një mbrëmje e veçantë në stadiumin Son Moix Stadium, ku Mallorca priti Valencian në javën e 33-të të La Liga. Por përpara se topi të niste të rrotullohej, vëmendja ishte e gjitha për një emër: Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar u nderua nga tifozët vendas me një koreografi mbresëlënëse. Në tribunë u shfaq portreti i tij i madh, i shoqëruar me mbishkrimin “Isla Pirata”, nofka që e identifikon dhe që tashmë është kthyer në simbol të lidhjes së tij me klubin dhe qytetin. Një dedikim që pasqyron raportin e fortë që Muriqi ka ndërtuar me tifozët falë paraqitjeve vendimtare.

Sezoni i tij është thjesht i jashtëzakonshëm: 21 gola në kampionat, duke e vendosur mes golashënuesve më të mirë të elitës spanjolle, menjëherë pas Kylian Mbappe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këto shifra, Muriqi ka hyrë në historinë e klubit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Mallorcan në La Liga, duke lënë pas një emër legjendar si Samuel Eto’o.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atmosfera në “Son Moix”, me tifozët që mbanin kapele piratësh, ishte dëshmi e një momenti kulmor në karrierën e sulmuesit. Muriqi tashmë nuk është vetëm një lider në fushë, por edhe figura kryesore emocionale e një skuadre që po lufton fort për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.

20.103 ‘piratas’ que se frustraron en Son Moix

20.103 ‘piratas’ que se frustraron en Son Moix

20.103 ‘piratas’ que se frustraron en Son Moix

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RCD Mallorca (@rcdmallorcaoficial)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ilir Alimehmeti 1497 (52.8%)
Florjan Binaj 568 (20%)
Agron Shehaj 768 (27.1%)

Vota totale: 2833