Dembele deklaratë kundër Dortmundit, pranë transferimit te Barcelona
Ousmane Dembele është gjithmonë dhe më pranë Barcelonës. Në një intervistë për “Sky Sport”, talenti francez e konfirmoi se është i zhgënjyer me Dortmundin e cila shkarkoi trajnerin Thomas Tuchel, shkruan “Mundo Deportivo”.
Mediat Spanjolle kohët e fundit kanë përfolur se Dembele do të transferohet në Barcelonë për të luajtur përkrah Suarez, Neymar dhe Messit.
“Unë jam i zhgënjyer me Dortmundin, sepse ai është një trajner i cili më ka dhënë shumë besim. Thomas ishte gjithmonë aty me mua duke më mësuar shumë. Është një trajner shumë i madh, me të cilët kam pasur momente të paharrueshme”, u shpreh ai.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

