Dembele u dëmtua ndaj Arsenalit, por ka shpresa për rikuperim në Paris

PSG dhe tifozët e tij janë në ankth për gjendjen fizike të Ousmane Dembélé, i cili u detyrua të lërë fushën i dëmtuar gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, të fituar 1-0 nga parizienët.

Sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë (ischiocrurale), çka vë seriozisht në dyshim praninë e tij në sfidën e kthimit që do të luhet të mërkurën e ardhshme në Parc des Princes.

Klubi parizien ka publikuar një përditësim mjekësor, ku jepet një shpresë e lehtë për rikuperim, duke theksuar se gjendja e Dembélés është në përmirësim. Megjithatë, ndjesia është se do të duhen të paktën 10 ditë për një rikthim të plotë, çka e bën pjesëmarrjen e tij në gjysmëfinale një garë me kohën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Probleme ka edhe në mbrojtje për PSG-në. Presnel Kimpembe do të mungojë për një periudhë më të gjatë për shkak të një edeme në kockën e dytë metatarsale të këmbës së djathtë. Mbrojtësi francez nuk do të jetë në dispozicion as për një eventuale finale të Champions-it. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?