Dëmtim horror për portierin e Bylisit
Portieri i Bylisit, Bledian Rizvani, ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen e luajtur sot pasdite, Bylis-Lushnja, e përfunduar në barazim 1-1. Ishte minuta e 22-të e takimit, kur Ruço u përplas keq me portierin vendas.
Pikërisht nga kjo përplasje u shënua goli i parë për miqtë, ndërsa Rizvani u transportua me urgjencë në spitalin rajonal e më pas drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar, pasi ka thyer hundën dhe trauma të tjera në fytyrë.

KOHA JONË SONDAZH

