Dëmtim i rëndë për mesfushorin e Napolit, Anguissa

Një lajm i keq ka tronditur Napolin dhe trajnerin Antonio Conte. Mesfushori kamerunas Frank Anguissa ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor, që pritet ta mbajë jashtë fushave për të paktën 40 ditë, ndoshta deri në fund të vitit.

Pas kontrolleve mjekësore të kryera në spitalin “Pineta Grande”, është konfirmuar se lojtari ka një dëmtim të shkallës së lartë në bicepsin femoral të kofshës së majtë. “Futbollisti ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit”, – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit napolitan.

Anguissa u dëmtua gjatë seancës së fundit stërvitore me kombëtaren e Kamerunit, dhe mungesa e tij përbën një problem serioz për Conten, që tashmë ka humbur një tjetër element kyç të mesfushës pas De Bruyne, i cili në fund të tetorit u operua për një dëmtim të ngjashëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë situatë, Napoli përballet me një periudhë të vështirë në prag të ndeshjeve të rëndësishme në kampionat dhe në arenën europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?