Dëmtimet kthehen në mallkim, mbrojtësi i Realit mbyll para kohe sezonin

Dëmtimet janë kthyer në një problem të madh për Realin gjatë këtij sezoni. I fundit që është ndalur është Ferland Mendy. Mbrojtësi i majtë francez, ka pësuar një dëmtim në pjesën e kyçeve të këmbës.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, “Los Blancos” ka njoftuar se 25-vjeçari e ka mbyllur sezonin. Lojtari anësor po zhvillon sezonin e dytë me ekipin e Zinedine Zidane.
Mendy pati të njëjtin problem në muajin prill. Lojtari qëndroi 16 ditë jashtë fushave, duke humbur pesë ndeshje me kampionët në fuqi.
KOHA JONË SONDAZH

