Dëmtimi i Pogba më i rëndë nga sa u mendua, rrezikon operimin

Dëmtimi i Paul Pogba doli më i rëndë se sa parashikimet e para dhe tani mesfushori francez ka gjasa të ndalet për 6-8 javë. Dukej si një dhimbje e thjeshtë në gjurin e djathtë, por ekzaminimet radiologjike, të cilave iu nënshtruan mesfushori bardhezi, treguan një dëmtim të meniskut lateral.

Blerja e re e Juventusit do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike të specializuar në Shtetet e Bashkuara. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të operohet drejtpërdrejt në Amerikë, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë kohët e rikuperimit.

Pogba nuk e ka ndjekur skuadrën në Teksas, ku Juve do të përballet sonte me Barcelonën dhe duhet t’i nënshtrohet një konsulte të re mjekësore sot. Juventus ka lëshuar këtë deklaratë: “Pogba i është nënshtruar hetimeve radiologjike që kanë treguar një dëmtim të meniskut anësor. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte të specializuar”.

SHKARKO APP