FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtohet Hysaj, humbet dy miqësoret

Një lajm i keq vjen nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare para dy ndeshjeve miqësore që do të luhen në fillim të qershorit.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim në gju dhe për këtë arsye nuk do të mundet të japë kontributin e tij në këto dy ndeshje që janë një test për ekipin tonë kombëtar.

Hysaj ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal” ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Gianluca Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luaj në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke me 8 qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?