Derbi i dyfishtë i Stankovic: Conte, do ta lodh unë Milanin!

Kjo do të jetë një javë speciale për Dejan Stankovic, i cili do të sfidojë Milanin me Crvena Zvezdën, ndërkohë që në fundjavë ekipi i tij i zemrës Inter, do të përballet po me kuqezinjtë. Ish-mesfushori ka siguruar zikaltërit se do t’i hapë probleme Milanit.

“Inter është zot i fatit të tij, uroj që Crvena Zvezda mund tu ofrojë një Milan të lodhur. Çfarë të tremb nga Milani? Mënyra direkte e të luajturit të individëve, mendoj për Leao, Rebic, Castillejo, Zlatan, Calhanoglu, Kesise është një makine lufte, por mbi të gjitha Theo i cili është vendimtar si Maicon në vitin e tripletës.

Eksperienca? Jose, Mancini, Sinica, Eriksson, Zaccheroni … nga të gjithë kërkoj të vjedh diçka, por për t’i kopjuar është e pamundur. Çdo njeri duhet të ketë një identitet të përcaktuar. Unë po kërkoj identitetin tim”, deklaroi Stankovic. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP