Derbi mes Dinamos dhe Tiranës zhvendoset në Rrogozhinë

Për herë të parë, derbi mes Dinamos dhe Tiranës do të luhet në stadiumin e Egnatias, në Rrogozhinë. Sfida e fundit e kampionatit ishte planifikuar të zhvillohet në “Elbasan Arena”, por së fundmi ka pasur një ndryshim.
Takimi është zhvendosur në “Egnatia Arena” dhe do të luhet të Dielën, duke nisur nga ora 15:30.
Dinamo ka siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”, ndërsa Tirana është e dënuar për fitore. Bardheblutë mund t’i shpëtojë nga rënia vetëm një 3 pikësh, pasi çdo rezultat tjetër do i rrëzonte në Kategorinë e Parë.
Tirana mban vendin e parafundit në renditje me 36 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Skënderbeu i vendit te tetë dhe 3 më pak se Bylis i vendit të shtatë.