Dështimi i tratativave me Interin, Roma tani synon shkëmbimin me Milanin
Marrëdhënia mes Susos dhe tifozëve të Milanit duket se është prishur totalisht. Performanca e spanjollit është larg pritshmërive. Të gjitha këto duket se do ta largojnë Suson nga Milani.
Klauzola e lojtarit kap shumën e 40 milionë eurove, por drejtuesit e Djallit janë të gatshëm të pranojnë një ofertë edhe më të ulët për 26-vjeçarin. Pak kohë më parë Fiorentina dhe Roma kishin shfaqur interes për Suson, por oferta e tyre ishte shumë e ulët krahasuar më kërkesën e drejtuesve të Milanit.
Roma është pista me e mundshme ku mund të fokusohet e ardhmja e spanjollit, sidomos pas dështimit të shkëmbimit mes Politanos dhe Spinazzolas me Interin. Sidoqoftë Milani do të provojë që të bindë drejtuesit e Romës për të bërë një shkëmbim Suso-Under.