
Trajneri spanjoll, Rpberto Moreno së fundmi pati një takim me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me të cilin bisedoi për mundësinë për të marrë drejtimin e Kosovës.
“AS” raporton se Moreno pritet që shumë shpejt të emërohet trajner i klubit rus, Socchi duke hedhur postë opsionin për të marrë drejtimin e dardanëve.
Pronarët e klubit rus janë të gatshëm ta zhvillojnë një projekt ambicioz me Roberto Morenon në krye. Ai do të jetë trajneri i katërt i Sochit në këtë sezon pas Jojlov, Tochilin dhe Kliuyev.
Sochi është në pronësi të Boris Rotenberg, një nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi.