“Dhelprat” rigjejnë fitoren në Premier League, vendos “mjeshtri” Vardy (VIDEO)

Leicester është rikthyer në rrugën e fitoreve në Premier League, pas dy humbjeve radhazi. “Dhelprat” fituan 2-1 në transfertën ndaj Sheffield United.

Leicester kaloi e para në avantazh në minutën e 24-t me Perez që do të realizonte pas një aksioni të gjatë. Gëzimi i tyre do të zgjaste vetëm dy minuta, pasi McBurnnie do të shënonte me kokë.

Në minutën e 90-të, pas një kundërsulmi të shpejt, Jamie Vardy është vrastar përballë portierit duke e dërguar topin në rrjetë. Leicester ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, vetëm një më pak se Chelsea kryesues. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP