Di Livio, kritika për sulmuesin e Juventusit

Ish-mesfushori i Juventusit, Angelo Di Livio, ka thënë se Gonzalo Higuain ka qenë dështimi më i madh në finalen e Ligës së Kampionëve ku bardhezinjtë humbën 4-1 me Real Madrid.

Di Livio tha se ka pritur shumë nga Higuain, por argjentinasi nuk bëri asgjë, duke mos rrezikuar pothuajse fare. Ai po ashtu tha se Juventus ndryshoi shumë në pjesën e dytë, pasi i shpenzuan të gjitha energjitë në pjesën e parë dhe kjo ndikoi shumë.

“Higuain më zhgënjeu shumë. Kam pritur shumë nga ai, të paktën në aspektin teknik dhe në dëshirën për të shënuar. Ai më dha përshtypje tjetër nga skuadra. Askush te Juventus nuk tentoi të bënte dallimin, por Higuain u vërejt më së shumti, në aspektin negativ. Kishte dallim të madh në mes të pjesës së parë dhe të dytë. Juventus e konsumoi energjinë në 45 minutat e parë. Ata në pjesën e dytë ishin më të freskët”, tha ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?