Di Maria i thotë “po” Juventusit, po punohet për të zgjidhur detajet e fundit

Angel Di Maria mund të konsiderohet si lojtari më i ri i Juventusit. Sulmuesi argjentinas sipas gazetarit italian Giovanni Albanese i ka kthyer një përgjigje pozitive skuadrës torineze në orët e fundit.

Ditët e fundit Juventus ishte shumë pranë heqjes dorë nga transferimi i tij, por më pas erdhi reagimi nga Di Maria që e cilësoi si klubin më të mirë në Itali.

Tani po punohet vetëm për të zgjidhur detajet e fundit dhe më pas argjentinasi do të bashkohet me ekipin e Allegrit për të nisur përgatitjet për sezonin e ri së bashku me Paul Pogba. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP