Di Maria tradhton Juventusin, është në pritje të … Barcelonës
“Nuk kam asnjë gjë në mendje përveç kombëtares. Do të bëj pushimet dhe më pas do të shohim”. Me këto fjalë Di Maria ka kërkuar që të lërë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij gjatë kësaj vere, e cila mund të mos jetë te skuadra e Juventusit.
Sipas “El Mundo Deportivo”, vonesa që Angel Di Maria po bën për të marrë një vendim ka vetëm një shpjegim. Ai nuk e ka Juventusin prioritet dhe po pret një tjetër klub.
Bëhet fjalë për Barcelonën që ka shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas. Ata kërkojnë të afrojnë Di Marian si zëvendësues të Ousmane Dembele që pritet të largohet nga klubi.