Diego Costa: Do largohem nga Chelsea, jam në kërkim të një ekipi

Përplasjet midis Diego Costa dhe trajnerit të Chelsea, Antonio Conte, kanë qenë të shumta. Pas përfundimit të ndeshjes Spanjë-Kolubmi e cila përfundoi 2-2, sulmuesi i Chelsea u shpreh se Conte i ka dërguar mesazh duke i thënë që ai nuk bën më pjesë në planet e tij.

“Kam pasur një mesazh të thjeshtë në celularin tim nga Conte në të cilën ai ka thënë se ai nuk po më llogarit për sezonin e ardhshëm. Kjo do të jetë për shkak se unë kam bërë keq këtë vit. Është një turp, unë e kam përcjellë mesazhin tek njerëzit në klub që ata të vendosin, por është e qartë se trajneri nuk më dëshiron mua atje.

“Unë jam në treg dhe kështu po kërkoj një ekip. Nëse trajneri nuk dëshiron, duhet të largohesh”, u shpreh sulmuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?