Diego Costa i fyer nga Chelsea: Po trajtohem si kriminel, Conte nuk ka respekt për askënd
Diego Costa ndihet i fyer te Chelsea, ku thotë se po trajtohet pa respekt. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte, i cili e njoftoi me sms pak ditë pas përfundimit të sezonit të kjaluar.
Megjithatë, lojtari ende është te blutë e Londrës, në pritje të transferimit.
“Boll më, po më trajtojnë si kriminel”, thotë lojtari për Daily Mail. “Pse nuk më lënë të largohem nëse nuk më duan më? Prapa kësaj qëndron Conte. Problemet nisën në janar. Nisëm bisedimet për rinovimin, pastaj u ndërprenë dhe dyshoj se është gjithmonë Conte praa kësja. E përsëris, si trajner ka bërë punë të shkëlqyer, por nuk ka respekt për njerëzit. Është i largët me lojtarët, mban distancë. Nuk ka karizmë. Nuk kam gënjyer për mesazhin, e kam ruajtur dhe është i vërtetë. Më shkroi se nuk më llogariste më dhe më uronte fat. Stop. Tani pres që Chelsea të më lërë të iki. Kur trajneri të thotë hapur që nuk ka nevojë për ty, ç’mund të dua tjetër?”.
KOHA JONË SONDAZH

