Diego Costa i pamëshirshëm edhe me femrat, “plas” në tokë një ish-lojtare (VIDEO)

Diego Costa nuk e ka humbur kurrë temperamentin e tij, as tani që në moshën 37-vjeçare është pa skuadër. Dëshira për të luajtur futboll është ende e madhe, dhe ai e merr çdo rast me seriozitet maksimal, madje edhe ndeshjet bamirësie.

Pikërisht në një prej tyre, braziliani është bërë temë diskutimi për një faull të ashpër ndaj Gemma Davison, ish-sulmueses së Chelsea-t, e cila gjatë stërvitjes para ndeshjes mes “Legjendave” u rrëzua në tokë pas një kontakti të fortë me Costën.

Dy skuadrat po përgatiteshin për sfidën që u zhvillua një javë më parë në Stamford Bridge, kur Costa e shtyu Davisonin me shpatull, duke e hedhur në tokë, një ndërhyrje që, në një ndeshje zyrtare, do të kishte sjellë të paktën një karton të verdhë. Të pranishmit, mes tyre edhe John Terry, mbetën pa fjalë dhe ky i fundit madje e telefonoi Davisonin më vonë për t’u siguruar se ishte mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen e bamirësisë midis Chelsea Legends dhe Liverpool Legends, të zhvilluar në Londër, morën pjesë edhe disa ish-lojtare nga ekipet femra të të dy klubeve. Gjatë stërvitjes, Gemma Davison rrezikoi të mos merrte pjesë në event pasi Diego Costa e përplasi në tokë me një përplasje të fortë gjatë një dueli për topin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon momentin kur Davison bie në tokë, por për fat të mirë ajo u ngrit menjëherë duke mos pësuar dëmtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?