Dinamo dhe Partizani kalojnë në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Dinamo City dhe Partizani janë kualifikuar mes tetë më të mirave të turneut duke zhvilluar ndeshje mjaft të mira përballë rivaleve respektive.

Dinamo bëri detyrën kundër Besës duke shënuar tre herë në portën e formacionit të Gugasg Maganit, 3-0. Berisha (12′), Bregu (80′) dhe Hekurani (90′) ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Ilir Daja.

Me po të njëjtat shifra siguroi kualifikimin për më tej edhe Partizani, i cili mundi Burrelin në një duel pa shumë histori. Skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja gjeti rrugën e golit falë Human (19′), Contreras (44′) dhe Skukës (85′).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?