Dinamo e pret Lushnjën pa trajner, nga Pogradeci Bylis shpreson ta ndalë

Në prag të ndeshjes me Lushnjën, kryesuesen e Grupit B në Kategorinë e Parë, Dinamo pavarësisht traditës dhe historisë në futbollin shqiptar është e destinuar të mbyllë një tjetër sezon zhgënjyes në Kategorinë e Parë, me pak shanse për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Blutë e kryeqytetit janë praktikisht jashtë objektivit Superiore, pasi në pjesën e mbetur të sezonit do ta kenë të pamundur të rikuperojnë 10 pikë ndaj dyshes kryesuese Lushnja – Bylisi. Dhe sikur të mos mjaftonte ky fakt, prej disa ditësh trajneri Faruk Sejdini nuk i ka drejtuar seancat stërvitore të kryeqytetasve dhe thuhet se mungon  për arsye shëndetësore. Por ai nuk ka ardhur më në stërvitje, që pas humbjes së fundit 2-1 me Bylis ku Dinamo akuzohet se toleroi në fushë. Që nga e hëna, një nga figurat më të shquara të Dinamos, nuk është shfaqur në stërvitje, çka lë të kuptohet që për pjesën e mbetur të sezonit presidenca dinamovite duhet të gjejë një tjetër trajner.  Për momentin, futbollistët e Dimamos janë përgatitur nën urdhrat e zëvendës trajnerit Florenc Asllani, i ndihmuar edhe nga mesfushori me eksperiencë Igli Allmuça. Mesfushori 34-vjeçar kurrë nuk e ka mohuar faktin që dëshiron ta vijojë karrierën si trajner pasi të varë këpucët në gozhdë, por për momentin ai e ka hedhur poshtë mundësinë të zëvendësojë Sejdinin, për aq kohë sa do të jetë protagonist në fushën e blertë. Në pritje të një vendimi të presidencës për pozicionin e trajnerit, Dinamo vijon rregullisht stërvitjen për ndeshjen e fundjavës me Lushnjën, që mbetet një nga pretendentet kryesore për ngjitjen në Superiore. E dnërsa Lushnja kërkon fitoren në kryeqytet, ndeshje që do të luhet të shtunën në Pezë, Bylis luan në Pogradec dhe kërkon të marrë i vetëm kryesimin. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?