Dinamo-Egnatia është finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon

Finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon do të luhet mes Dinamos dhe Egnatias, dy skuadra që siguruan biletën për në aktin final pas dueleve dramatike në gjysmëfinale.

Dinamo arriti një fitore spektakolare 4-3 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e kthimit, duke përmbysur gjithçka pas barazimit pa gola në takimin e parë në Shkodër. Ndeshja u karakterizua nga emocione të shumta dhe gola të shumtë, por në fund ishin “blutë” që siguruan një vend të merituar në finale.

Në anën tjetër, Egnatia eliminoi Partizanin në një duel të tensionuar. “Të kuqtë”, që kishin fituar ndeshjen e parë në Rrogozhinë me rezultatin minimal 1-0, u përpoqën gjatë gjithë kohës të ruanin epërsinë. Megjithatë, në minutën e 77, mbrojtësi Xhemajli shënoi golin që barazoi rezultatin e përgjithshëm dhe çoi sfidën në kohë shtesë. Aty, sulmuesi Guindo realizoi golin vendimtar, duke i dhënë Egnatias një biletë historike për në finale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?