Dinamo fiton derbin ndaj Partizanit, Elbasani mund Tiranën
Dinamo konfirmon momentin e mirë që po kalon dhe merr një trepikësh të çmuar në “Elbasan Arena” përballë rivalëve të Partizanit.
Gjithçka vendoset në pjesën e dytë. Një autogol i Atanaskoskit zhbllokon sfidën, ndërsa Neziri shënon golin që vulosi fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola 0-0, ndonëse Partizanit i është anuluar një gol, për një faull në nisje të aksionit.
Pjesa e dytë nis me gol. Atanaskoski shënon në portën e tij. “Të kuqtë” nuk arrijnë të reagojnë dhe është Neziri, ai që shënon një gol të bukur, që vulos fatin e derbit.
Dinamo fiton 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 17 pikëve në klasifikim. Ndalet Partizani, që pëson humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit Kërnaja. “Të kuqtë” mbeten në zonën e ftohtë me 8 pikë pas 9 javëve kampionat.
Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4.
KOHA JONË SONDAZH

