Dinamo kapitullon me Lushnjën, Tërbuni nuk ndalet as në Kavajë

Nuk ka më “stacion” ku të ndalet Tërbuni i Pukës dhe as Lushnja e Bylis, që kryesojnë dy grupet e Kategorisë së Parë, ndërkohë që vetëm dy ekipe do të ngjiten në një kategori më lart. Në Grupin A, Tërbuni fitoi sot  në Kavajë, në ndeshjen e javës së 21-të, 2-1 ndaj vendasve, duke mbajtur diferencën me katër pikë nga ndjekësit më të afërt. Mamurrasi dhe Besëlidhja fituan gjithashtu në transfertë, por presin prej javësh një hap fals të pukjanëve, që të përfitojnë dhe të arrijnë objektivin.

Në Grupin B, rivaliteti shihet edhe më i vështirë mes dy ekipeve kryesuese, Lushnjës e Bylis, që fituan në transfertë dhe mbajnë vendin e parë me të njëjtën kuotë pikësh. Lushnja fitoi ndaj Dinamos në kryeqytet dhe trajneri i rikthyer Faruk Sejdini pa sesi “u përmbys” rezultati dhe si kapitulloi për dy javë radhazi një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, në përballjet me dy ekipet rivale.       

Kategoria e Parë

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 22-të/Sot

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi A

Burreli-Veleçiku               4-2

Shënues:Puka 49′, 57′, 62′, 67′/ Miculi 54′

Iliria-Mamurrasi             0-1

Shënues:Lala 21’

Kamza-Besëlidhja         1-2

Shënues:Ymeri 61’/Dibra 10’, Bajiç 33’

Besa-Tërbuni                1-2

Shënues:Hoxha 71’/Agastra 52′, Rroca 58’

Kastrioti-Ada                 1-0

Shënues:Peqini 94’

 

Klasifikimi  

Tërbuni               58          

Mamurrasi          54          

Beslidhja            53          

Burreli                31          

Iliria                    26          

Kamza                22          

Kastrioti              22          

Ada                     18          

Besa                   17          

 Veleçiku             11          

 

Grupi B

Tomori-Butrinti                  0-2

Shënues:  Raboshta 77’, Jubani 96’

Pogradeci-Bylis                0-1

Shënues: Xhafa 75’

Dinamo-Lushnja               2-3

Shënues:Allmuça 21’, Imami 23’/Canka 38’ (11-m), 58’,  76’

Shkumbini-Luftëtari         1-0

Shënues:Lluca 88’

Të djelën

Sopoti-Naftëtari 16:00

 

Klasifikimi

Lushnja                41          

Bylis                     41          

Butrinti                 37          

Sopoti                  30          

Dinamo                28          

Tomori                  26                          

Pogradeci             25          

Shkumbini             25          

Naftëtari                21          

Luftëtari                21         

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?