Dinamo vetëm një hap larg rikthimit në Superiore pas 11 vitesh
Dinamo është vetëm një hap larg rikthimit në Kategorinë Superiore. Klubi i njohur mundi 1-0 Korabin, në duelin direkt për ngjitjen në elitë dhe tashmë ka një distancë të sigurt nga vendi i dytë në grupin A të Kategorisë së Parë.
Dy javë nga mbyllja e sezonit të rregullt, Dinamos i mjafton vetëm një fitore për tu ngjitur zyrtarisht. Diçka e tillë pritet të konkretizohet në ndeshjen e ardhshme që blutë do të luajnë luan me Vorën e vendit të fundit.
Dinamo në këtë mënyrë do të rikthehet sërish në elitë pas 11 vitesh, teksa janë klubi i dytë më i suksesshëm në Shqipëri, me 18 tituj kampion. Tifozët e kësaj skuadre janë të shumtë në kryeqytet.
KOHA JONË SONDAZH

