FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disiplina dënon me 8 javë presidentin e Bylisit, paralajmërohet Vllaznia

Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 8 ndeshje pezullim Presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj, për sjellje antisportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Edhe klubi i Bylisit është dënuar me gjobë 100 000 lekë për dështimin e përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes.

Gjithashtu, është paralajmëruar klubi i Vllaznisë, se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

Vendimet e Disiplinës

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
  2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 63, 64/1 dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?