Disiplina me dorë të hekurt, Shkëmbi: Vendim i padrejtë për Tiranën
Komisioni i Disiplinës u tregua i ashpër për incidentin e paprecedentë në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, duke dënuar klubin bardheblu të luajë gjithë pjesën e mbetur të sezonit pa tifozë përveç gjobës 300 mijë lekë.
Një vendim që nga grupimi ultras i bardhebluve, ‘Tirona Fanatics’, e ka quajtur skandalaz dhe më të fortë se çmund ta merrte edhe rregjimi diktaturës. Ata shkojnë më tej duke e quajtur komisionin e Disiplinës të padisiplinuar dhe FSHF-në si Federatën Serbe të Futbollit Shqiptar. Për këtë vendim ka folur sëfundmi edhe trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi.
”Nuk e prisnim. Është diçka që patjetër ne si skuadër, por edhe klubi do e vuajë. Mendoj se nuk është e drejtë. Padiskutim që ata tifozë të cilët e bënë këtë duhet të dënohen, por që të dënohet një klub apo gjithë tifozëria për 2-3 persona mendoj se nuk është e drejtë. Mendoj dhe kemi shpresë te apeli që mund të ketë një reflektim”,-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.