Ditë e veçantë për Partizanin, klubi i kuq feston 79-vjetorin e krijimit

Partizani feston sot 79-vjetorin e krijimit të klubit. Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë tifozët e kuq si dhe drejtuesit e futbollistët. Prej 4 shkurt të vitit 1946, Partizani numëron 17 tituj kampionë dhe 15 Kupa të Shqipërisë.
“Demat” janë skuadra e vetme që kanë fituar një trofe ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Kupës së Ballkanit në sezonin 1970/71.Më tej është klubi i parë shqiptar i nderuar me titullin “Nderi i kombit”. Po ashtu mban i vetëm nga FSHF titullin “Legjendë e Futbollit Shqiptar”.