FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Djarmati: Vendim i drejtë, Brdaric e ka sjellë Vllazninë këtu!

Vetëm 7 pikë në 9 ndeshje flasin vetë. Vllaznia ka një krizë rezultatesh dhe drejtori sportiv, Matko Djarmati, nuk di të japë një përgjigje në lidhje me arsyet e kësaj ecurie. Kroati në një lidhje direkte për Supersport foli për mbledhjen e djeshme, mundësinë e largimit të trajnerit Thomas Brdaric dhe rolin që kishin futbollistët për të ardhmen e trajnerit.

“Pas ndeshjes së djeshme na mblodhi donatori Xhaferi dhe kryetarja e bashkisë dhe mori një opsionin nga të gjitha ata që ishin në mbledhje. Më pas ka folur edhe me trajnerin Brdaric. Kemi fjetur pak mbrëmë dhe në mëngjes Xhaferi ka takuar disa nga lojtarët dhe është vendosur me të, pasi kemi besim. Për këtë moment delikat nuk shohim dikë tjetër që mund të vazhdojë me këtë projekt.

Ishte një mbledhje brenda familjes, kemi folur për çfarë është më e mirë. Rrezikojmë edhe kupat e Europës, që është objektiv minimal. 7 pikë në 9 ndeshje janë shumë pak për një ekip që ka këtë objektiv. Ai është trajneri që na ka sjellë këtu dhe ai është trajneri që do të na çojë tek objektivi minimal. Asnjëherë nuk është shkarkuar, por ishte bisedë për të dalë nga situata aktuale që nuk është pozitive”, deklaroi Djarmati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?